Migen Qiraxhi: Studentët të protestojnë për uljen e tarifave të studimit, mësimi online shtoi kostot financiare

23 Shtator 2020 | 08:42

Anëtari i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi tha për Euronews se nga studimi i bërë prej tyre rezulton se një numër i konsiderueshëm studentësh kanë hasur në probleme sa i përket aksesit në internet gjatë mësimit online, ndërkohë që 49 për qind e studentëve thonë se ky i fundit nuk është efikas.

Teksa solli shembullin e Kosovës që iu deshën vetëm 3 ditë për të përshtatur sistemin për mësimin online, z. Qiraxhi tha se tek ne, universitet edhe pse tashmë e kishin kohën e nevojshme me mjete financiare, nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.

“Nëse u gjetëm të papërgatitur në prill, tani nuk jemi të befasuar nga pandemia dhe duhet të ishin marrë masa. Universitet e kanë pasur kohën dhe mjetet financuare për të bërë të mundur mësimin online. Në Kosovë ju desh vetëm 3 ditë për të përgatitur sistemin për mësimin online, tek ne s’kemi dëgjuar asnjë masë apo alternative konkrete përveç deklaratave”, tha ai.

Ai theksoi faktin se me gjithë mungesat dhe vështirësitë, mësimi online shtoi kostot financiare të studentëve, të cilëve veç tarifës së studimit të një viti që u la përgjysmë iu desh të paguanin edhe për mjetet teknologjike apo shërbimet telefonike për të aksesuar mësimin online, ndaj duhet të kërkojnë të drejtën e tyre për ulje të tarifave të studimit.

“Besoj se studentët duhet të ndjekin rrugën e protestave për të kërkuar uljen e tarifave të studimit, pasi universitetet nuk po e adresojnë këtë shqetësim në favor të tyre”, tha z. Qiraxhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026