Seanca e parë konstitutive, pritet formimi i qeverisë së re në Malin e Zi, mbetet jashtë PDS-ja e Gjukanoviç

23 Shtator 2020 | 09:11

Nis sot seanca konstitutive e parlamentit në Mal të Zi, ku pritet të zgjidhen kryetarët dhe nënkryetarët. Hapi i radhës pas sesionit të parë pritet të jetë formim i  qeverisë së re dhe për herë të parë në tri dekada nuk do të përfshijë Partinë Demokratike të Socialistëve të Presidentit Milo Djukanovic.

Në vend të saj, tre koalicione opozitare kanë vendosur të formojnë qeverinë e ardhshme. Qeveria e re do të përbëhet nga 3 partitë, ‘Për ardhmërinë e Malit të Zi’, ‘Paqja është kombi ynë’ dhe ‘E zezë në të bardhë’, që së bashku do të kenë 41 vende.

Ata kanë bërë me dije nënshkrimin e një marrëveshjeje koalicioni, po ende nuk kanë rënë dakord për një kandidat për kryeministër.

Sipas marrëveshjes, Mali i Zi do të vazhdojë reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE, të forcojë aleancat me anëtarët e NATO-s. Po ashtu, koalicioni ra dakord të mos tërheqë vendimin për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026