Mbledhja e përbashkët e qeverive, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan dhjetëra marrëveshje, shumica të pazbatuara
Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë ka një histori gjashtëvjeçare. Me dhjetëra marrëveshje të nënshkruara, shumica te pazbatuara.
Sipari u ngrit më 11 janar 2014, kur në Prizren, kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Edi Rama e cilësuan këtë ngjarje si historike për të dy vendet, duke nënshkruar “deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”.
Nga ajo kohë shumë gjëra dhe personazhe politike kanë ndryshuar, por i vetmi që ka mbetur në postin e njëjtë është kryeministri Rama.
Pas Thaçit do të ishte ish-kryeministri Isa Mustafa që do të vinte në Tirane dhe së bashku me Ramën në mbledhjen e 23 marsit 2015, nënshkruan 5 marrëveshje, 4 memorandume dhe dy protokolle bashkëpunimi në fushat e sigurisë, arsimit, kulturës, bujqësisë dhe ekonomisë e financave.
Tradita vazhdoi edhe me 3 qershor 2016, në Prishtinë, ku ish-kryeministri Mustafa ishte nikoqir i palës shqiptare.
Mes shumë marrëveshjes të nënshkruara ishte edhe ajo për bashkimin e disa ambasadave e konsullatave nëpër botë. Megjithatë, përveç disa prej tyre, edhe ky dakordësim u la në harresë.
Me moton “Një tokë-një popull-një ëndërr”, mbledhja e katërt e dy qeverive u mbajt në Korçë, më 27 nëntor 2017, ku në krah të kryeministrit Edi Rama, nga Kosova qëndronte kryeministri Ramush Haradinaj.
Një vit më vonë, me tone edhe më të theksuara kombëtare, të njëjtit kryeministra me vartësit e tyre, mbledhjen e përbashkët e vazhduan me 26 nëntor në Pejë. Sidoqoftë, më shumë se disa marrëveshje e memorandume të nënshkruara, mbledhja u eklipsua nga përplasja e hapur para mediave e të dy kryeministrave.
Në atë kohë flitej për opsionin e shkëmbimeve territoriale. Haradinaj kishte thënë se prekja e kufijve është tradhti, duke aluduar në Thaçin, e Rama ishte shprehur se kush mendon se presidenti i Kosovës ishte tradhtar, atëherë ai është gomar.
Në vitin 2019, dy kryeministrat qëndruan në zyrat respektive, mbledhje nuk pati.
Ndërkohë që në vitin 2020, do të ishte pandemia dhe më pas ndryshimet në qeveri të cilat do të pengonin Albin Kurtin për të ardhur dhe marrë pjesë në mbledhjen që ishte planifikuar në mars.
Tani, më 25 shtator, radhën e ka kryeministri Abdullah Hoti, i cili bashkë me kabinetin e tij, do të mirëpriten nga kryeministri Rama në Shkodër.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës