Policia u kërkon ndihmë qytetarëve për autorin e vrasjes së gruas shtatzënë

1 Dhjetor 2022 | 12:18

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për të dhënë informacione nëse kanë dijeni se ku ndodhet autori i vrasjes së 35-vjeçares në maternitetin e Prishtinës.

Që prej mbrëmjes së djeshme policia është në kërkim të Sokol Halilit, i cili dyshohet se mund të jetë larguar edhe jashtë vendit.

35-vjeçarja, Hamide Magashi, u qëllua për vdekje mbrëmë nga ish-bashkëshorti Sokol Halili, 31 vjeç, në oborrin e maternitetit të Prishtinës.

Viktima ishte shtatzënë në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, kur 31-vjeçari e vrau me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup.

Njoftimi i Policisë:

Kërkesë për bashkëpunim. Njësiti i hetimeve të përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtimë, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur më 30.11.2022, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026