Protesta e 6 dhjetorit, kreu i Policisë së Shtetit takohet me përfaqësues të PD-së
Mëngjesin e së enjtes, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me përfaqësues të Partisë Demokratike për protestën që pritet të zhvillohet më 6 dhjetor.
Në një komunikim për mediat, përfaqësuesi i PD-së Çlirim Gjata tha se protesta është e drejtë, kushtetuese e paqësore.
Më 25 nëntor, Policia e Shtetit refuzoi kërkesën e Sali Berishës për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti me liderët e BE.
Por Sali Berisha së bashku me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë shprehur të vendosur se protesta do të zhvillohet mesditën e 6 dhjetorit përballë Kryeministrisë.
Policia e Shtetit po përgatit teknikalitetet e fundit për planin e masave mbi Samitin e Bashkimit Europian që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.
Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren, ndërsa akse të shumta rrugore do të bllokohen për kalimin e delegacioneve. Ndërkohë nuk do të mungojë edhe bllokimi i disa akseve rrugore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta