S’ka lidhje me ndërkombëtarët, Spahiu: Ja pse protesta e PD është lënë në 6 dhjetor
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se arsyeja pse PD e ka lënë protestën në datë 6 dhjetor nuk ka lidhje me samitin mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se kjo datë lidhet me gjyqin që do të përcaktojë se cili grupim brenda PD do të marrë buxhetin, logjistikën dhe vulën e partisë.
“Më 6 zhvillohet procesi gjyqësor që vendos cili grupim do mbaj buxhetin miliona euron që financon shteti shqiptar, kush do marrë logjistikën, logon traditën. Të marrësh PD do të thotë të kesh një thesar resursesh me të cilat mund të konkurrosh lehtë në zgjedhje. Sikur të kesh 2 banka të Zvicrës s’mund të konkurrosh me infrastrukturën e PD dhe PS në zgjedhje. Gjyqi është historik dhe fatal për atë që do humbë logon. Nuk ka lidhje me faktorin ndërkombëtar”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu: Berisha lideri më anti-amerikan në rajon dhe më gjerë
- Sekuestrimi i pasurive, Spahiu: SHBA me dy standarde për Berishën
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge