Zbardhen dokumentet e Trump, të dhënat mbi shlyerjen e taksave në duart e Kongresit
Dokumentet për shlyerjen e taksave nga Donald Trump i janë dorëzuar një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, pasi ish-presidenti humbi betejën e gjatë ligjore për t’i mbajtur ato të fshehta.
Departamenti i Thesarit deklaroi se kishte vepruar në përputhje me urdhrin e Gjykatës Supreme, që parashikonte që të dhënat t’i jepeshin panelit të Dhomës së kontrolluar nga demokratët.
Ende nuk dihet nëse të dhënat do të bëhen publike, apo se çfarë do të mësohet prej tyre. Nga ana e tij, Trump nuk e ka komentuar lajmin, por më parë ka mohuar çdo shkelje.
Ai refuzoi të publikonte dokumentet gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 dhe më pas, duke shkelur një traditë të vjetër të krerëve të shtetit.
Trump njoftoi muajin e kaluar synimin e tij për të garuar sërish për Shtëpinë e Bardhë në 2024-n dhe i cilësoi përpjekjet e demokratëve për të siguruar dokumentet e tij mbi taksat si të motivuara politikisht.
Detaje të ndryshme mbi financat e Trump janë zbardhur më parë, teksa ai përballet me një seri hetimesh, përfshirë një mbi marrëveshjet e bizneseve të tij.
Rrjedhimisht, nuk dihet nëse informacionet mbi shlyerjen e taksave do të zbulojnë diçka të re.
Paneli i Kongresit, i njohur si Komisioni për Mënyrën dhe Mjetet, po heton nëse presidentët janë audituar në mënyrën e duhur dhe për të vendosur nëse duhen ligje të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës