Sulm kibernetik Vatikanit, ngjarja pas komenteve të Papës për luftën në Ukrainë

1 Dhjetor 2022 | 15:01

Faqja e internetit të Qytetit të Vatikanit ra pre e një sulmi kibernetik. Gjithçka ndodhi pas komenteve të Papa Françeskut për egërsinë e luftëtarëve çeçenë në ushtrinë ruse.

Një hetim është hapur për të zbuluar origjinën e sulmit, ka bërë të ditur Selia e Shenjtë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, por nuk ka bërë komente për identitetin e autorëve të sulmit.

“Hetime teknike po zhvillohen për shkak të përpjekjeve anormale për të hyrë në website”, ka deklaruar zëdhënësi Matteo Bruni.

Të hënën ati i shenjtë dha një intervistë për revistën katolike “America”, në të cilën tha se minoriteti mysliman çeçen dhe ai budist burjat ishin më mizorët mes ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë.

“Ndoshta më mizorët janë ata që janë rusë, por nuk janë pjesë e traditave ruse, si çeçenët dhe burjatët”, tha Papa Françesku.

Komentet shkaktuan zemërim në Rusi, ku fjalët e Papës u dënuan publikisht. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova foli për një retorikë rusofobe nga ana e Papës, ndërsa ambasadori rus në Selinë e Shenjtë shprehu indinjatën e tij.

Episodi ka bërë që marrëdhëniet mes Vatikanit dhe Moskës të tensionohen më tej, pavarësisht se selia e shenjtë prej disa muajsh është ofruar si ndërmjetëse për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026