‘Kam kërkuar të hetohen policët’, Sveçla reagon për vrasjen e gruas shtatzanë
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar për herë të parë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, ku 35-vjeçarja Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë, u vra nga ish-bashkëshorti, Sokol Halili para oborrit të maternitetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla u shpreh se është i tronditur nga kjo ngjarje dhe se ka kërkuar angazhim nga policia për arrestimin e autorit.
Sveçla shprehet se ka kërkuar gjithashtu, edhe hetimin e zyrtarëve policorë që janë marrë me këtë rast.
“Si të gjithë qytetarët e vendit tonë, jam tronditur nga vrasja makabre e Hamide Magashit dhe fëmijës së saj pak orë pa lindur nga ish-bashkëshorti i saj. Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal të të gjithë zyrtarëve policorë për arrestimin e menjëhershëm dhe sjelljen para drejtësisë të kriminelit dhe vrasësit të dyfishtë, Sokol Halili. Arrestimi dhe drejtësia janë urgjenca e këtij rasti dhe ftoj edhe qytetarët të bashkëpunojnë me policinë nëse kanë informata që mund të lehtësojnë apo përshpejtojnë këtë proces.
Po ashtu, që nga momentet e para e në vazhdimësi kam kërkuar raporte të detajuara mbi rastin dhe historikun që nga informata e parë zyrtare deri në momentin e aktit makabër. Në të njëjtën kohë kam kërkuar përfshirjen e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetimin e punës, veprimeve apo mosveprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë në trajtimin e këtij rasti në secilën instancë. Pa asnjë dilemë, sapo të pranoj zyrtarisht raportet e kërkuara, do të merren të gjitha masat e nevojshme ndaj kujtdo që me apo pa vetëdije mund të jetë përgjegjës. Ju siguroj që janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme policore që sa më parë ky kriminel të arrestohet dhe të sillet para organeve të drejtësisë”, shkroi Sveçla në Facebook.
Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për të dhënë informacione nëse kanë dijeni se ku ndodhet autori i vrasjes së 35-vjeçares në maternitetin e Prishtinës.
Që prej mbrëmjes së djeshme policia është në kërkim të Sokol Halilit, i cili dyshohet se mund të jetë larguar edhe jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.