Pandemia e Covid-19, Ilir Alimehmeti: Me shtimin e testeve do kemi një situatë më të qartë
Në një intervistë për Euronews Albania epidemiologu dhe zëvendësdekani i Fakultetit të Mjekësisë, Ilir Alimehmeti foli rreth situatës në të cilën gjendet vendi ynë në këtë periudhë pandemie.
Sipas tij, jemi akoma herët për të parë situatën e pandemisë që pas hapjes së shkollave sepse është një sëmundje që do kohë të shfaqë simptomat e si rrjedhojë nuk mund të kemi një panoramë të qartë.
Alimehmeti sqaroi se nuk e sheh si alarmante hapjen e shkollave duke qenë se në pjesën dërrmuese të vendeve që i kanë pasur shkollat hapur nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese.
Teska iu referua shteteve, të cilat kanë bërë studime konkrete për mundësintë e infektimit të fëmijëve me COVID-19, z. Alimehmeti thotë se reth 5.8% e fëmijëve deri në 10 vjeç janë infektuar gjatë qëndrimit në shtëpi dhe 1.1% e tyre jashtë shtëpie.
“Në informacionin shkencor të dhënë nga OBSH në 17 qershor konsideron të negativizuar një person pas 10 ditësh ose 2 javësh për personat asiptomatik dhe pak më gjatë për personat simptomatik”,- tha z. Mehmeti teksa sqaroi se termi ‘i/e shëruar’ është i gabuar dhe termi i duhur është ‘i/e negativizuar’.
I pyetur se përse numri i të shëruarve është në disnivel kaq të madh me atë të të infektuarve, epidemiologu Ilir Alimehmeti shtoi se kjo ndodh për shkak të testimeve të pakta.
“Ndoshta nuk po testohen mjaftueshëm këta persona për të siguruar negativizimin e tyre”,- u shpreh ai.
Ai gjithashtu sqaroi qëndrimin e tij kundër mbylljes duke iu referuar izolimit si diçka që do sillte më tepër efekte negative sesa pozitive. Epidemiologu u shpreh se situata që po kalojmë është thjesht vazhdimësi e valës së parë të pandemisë.
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera