“Dorëheqja nuk mjafton”, protestë në Prishtinë për vrasjen e gruas shtatzënë
“Dorëheqja nuk mjafton, dorëheqja nuk mjafton”. “Mos i lini të lirë dhunuesit e grave”.
Këto janë thirrjet që vijnë nga protestuesit në Prishtinë pasditen e së enjtes për ngjarjen e rëndë që ndodhi në maternitetin e Prishtinës.
Protestuesit kërkojnë drejtësi për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë dhe nuk i kursejnë kritikat ndaj qeverisë.
Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për të dhënë informacione nëse kanë dijeni se ku ndodhet autori i vrasjes së 35-vjeçares në maternitetin e Prishtinës.
Që prej mbrëmjes së djeshme policia është në kërkim të Sokol Halilit, i cili dyshohet se mund të jetë larguar edhe jashtë vendit.
35-vjeçarja, Hamide Magashi, u qëllua për vdekje mbrëmë nga ish-bashkëshorti Sokol Halili, 31 vjeç, në oborrin e maternitetit të Prishtinës.
Viktima ishte shtatzënë në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, kur 31-vjeçari e vrau me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup.
35-vjeçarja kishte urdhër-mbrojtjeje që prej muajit shtator dhe ishte në proces divorci me 31-vjeçarin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West