‘’Hapat’’ e regjisorëve të rinj, festivali i teatrit vë përballë artistët e skenës

1 Dhjetor 2022 | 16:47

Drama e një çifti mes karrierës dhe intimitetit të tyre, “Koncerti’” ishte shfaqja që hapi në skenën e teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” siparin e edicionit të parë të  festivalit “Hapat’”.

Një festival dedikuar aristëve të rinj të skenës teatrore, që vë përballë 14 projekte të realizuar nga 14 regjisorë të rinj.

“Festivali “Hapat’” ësht pika kulmore e një iniciative të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar “Eksperimental’” që ka qenë pikërisht fondi i teatrit për të rinj. Ishte një iniciativë që u vendos për të financuar dhe mbështetur krijues, artistë të rinj të fushës teatrore, por edhe më gjerë”, thotë Ada Ruçi, drejtore artistike.

Juria e përbërë nga Aneta Malaj Armela Demaj dhe Enke Fezollari duket se nuk do ta ketë aspak të thjeshtë të vlerësojë produktet e artistëve, karrera e të cilëve sapo ka nisur, ndaj theksin duket se ka vendosur të mos e vërë tek nocioni i garës.

“Për mua nuk është një konkurrencë, është një shpërblim një marrëdhënie skenike ku secili tregon atë që ka brenda dhe besoj që secili do të marrë ato të mirat problematikat.Është një dialog dhe kjo është gjëja më e bukur, sepse arti është një dialog,” u shpreh Fezollari.

Ndërsa për pjesëmarrësit, kjo iniciativë është një sfidë që i ndihmon të zbulojnë veten.

“Në fakt është gjëja më e mirë që po ndodh për momentin për artistët e rinj, jo vetëm për t’i vënë përballë njëri- tjetrit, por kjo i bën edhe të kuptojnë nëse duhet të merren me këtë punë, të kuptojnë veten”, theksoi Marsel Greva, regjisor.

Festivali “Hapat’” do të sjellë për 14 netë 14 shfaqje teatrore në 3 teatro të ndryshëm, atë ‘”Metropol”, “Eksperimental’” dhe “Zonja e Bujtinës’” deri më datë 13 dhjetor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026