Berisha: Liderëve të BE do ju tregojmë Shqipërinë e vërtetë, jo atë të lobingjeve

1 Dhjetor 2022 | 18:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se më 6 dhjetor, opozita do t’i tregojë liderëve të Bashkimit Evropian, realitetin me të cilën përballet vendi.

Në një bashkëbisedim me banorë të degës 1 dhe 3 në Tiranë, Berisha u shpreh se dalja e protestuesve në bulevard, do të bëhet për t’i treguar Evropës, se lobingjeve prej miliona eurosh, qëndron një Shqipëri tjetër.

“Zhvillimi për herë të parë në këtë formë i primareve në Shqipëri dhe natyrisht nuk mund të ndodhte në një parti tjetër përveç Partisë Demokratike. Problemi i dytë, po i një rëndësie të jashtëzakonshme është protesta, e thirrur për popullin opozitar, demokratët, në datën 6 dhjetor, në një eveniment jashtëzakonisht të rëndësishëm, në një ditë që në Tiranë, vijnë dhe mblidhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst dalja jonë në bulevard, mbushja e bulevardit dhe Tiranës me popull opozitar, është një përshëndetje, akt mikpritje për të gjithë ata përfaqësues të vendeve demokratike, që në 30 vite i kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme popullit shqiptare.

Dalja jonë në protestë në datën 6 dhjetor është një detyrim, mision për të përfaqësuar në atë protestë dhe shprehur të gjitha të vërtetat e fshehura të realitetit shqiptar.  Të gjitha problematikat e thella të krijuara nga një regjim i cili pas diktakturës hoxhiste është edhe regjimi më i urryer për shqiptarët në tërë historinë e tyre, regjimi i Edi Ramës. Ne dalim në shesh, për tu provuar miqve që vijnë nga mbarë Europa, mbi 1 mijë gazetarë se pas lustrës, mashtrimeve dhe manipulimit, pas gënjeshtrave dhe propagandës false të bazuar në qindra milionë euro lobime, etj., qëndron një Shqipëri tjetër, një komb që po pakësohet më shpejt se në çdo luftë, epidemi në tërë historinë e tij”, theksoi kryedemokrati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026