Zelensky: Mbi 1300 të burgosur lufte janë kthyer në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Më shumë se 1.300 të burgosur janë kthyer në Ukrainë që kur trupat ruse nisën pushtimin e vendit.
Deklarata e tij, vjen pas një tjetër këmbimi të të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Pas këmbimit të sotëm, tashmë 1.319 heronj që janë kthyer në shtëpi”, tha Zelensky në Instagram, duke postuar një foto që tregon disa dhjetëra burra që mbajnë flamuj ukrainas.
“Nuk do të ndalemi derisa t’i kthejmë të gjithë njerëzit tanë”, tha ai.
Shefi i stafit të kabinetit të Zelenskyt, Andriy Yermak, tha se 50 ukrainas janë kthyer në shtëpi gjatë këmbimit të fundit.
Në korrik, dhjetëra ushtarë ukrainas vdiqën pas bombardimeve të burgut Olenivka në rajonin lindor të Donjeckut. Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmet.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West