Sot varroset gruaja shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti
Gruaja shtatzënë që u vra të mërkurën në Prishtinë do të varroset sot.
Familjarë të viktimës kanë thënë për KosovaPress se varrimi do të bëhet në ora 13:00.
Mbrëmjen e së mërkurës, Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja, siç është raportuar, do të sillte në jetë fëmijën brenda këtyre ditëve.
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje në lidhje me urdhërin e mbrojtjes së dhënë për Hamide Magashin, e cila një ditë më parë u vra nga ish-burri i saj në maternitetin e Prishtinës.
Prokuroria sqaron se në 13 shtator gjykata ka dhënë urdhër mbrotjtje për Magashin për dhunë në familje nga ish-burri i saj.
Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët informacione të cilat do të ndihmonin në arrestimin e Sokol Halilit, i cili ende ndodhet në arrati.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta