Disa tërmete gjatë natës në Shqipëri, më i forti 4,5 i shkallës Rihter

24 Shtator 2020 | 05:25

Disa lëkundje tërmeti janë shënuar gjatë natës në Shqipëri.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në zonën përreth Elbasanit, Lushnjës, Tiranës.

Më e forta nga lëkundjet me magnitudë 4,5 ballë e shkallës rihter, sipas IGJEUM është regjistruar rreth orës 01:25 minuta me epiqendër në afërsi të Belshit, në Elbasan.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar lidhur me lëkundjet e tërmetit të ndjerë gjatë natës.

“Sipas informacioneve paraprake, me datë 24.09.2020 ora 23:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik.

Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më 26 nëntor të një viti më parë një tërmet me magnitudë 6,4 i shkallës rihter goditi Durrësin dhe rrethinat duke shkaktuar 51 viktima.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026