PD denoncon rastin e qytetares nga Tirana, prej 1 viti jeton bashkë me fëmijët në shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të enjte rastin e Valbona Ramës, e cila jeton prej 1 viti në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, në njësinë nr. 4, në Tiranë
Në bisedën që pati me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ajo tha se pas disa kërkesave në Bashkinë e Tiranës, ekspertët e kanë vlerësuar të pabanueshme shtëpinë e saj, por që deri më tani nuk ka shkuar njeri për t’i thënë se çfarë do bëhet më tej.
Ajo gjithashtu shprehet se në shtëpi po qëndrojnë me frikë duke qene ̈se nuk kanë ku të shkojnë, pasi shteti nuk u ka dhënë as bonus qeraje.
“Jam Valbona Rama. Jam ankuar për shtëpi te Bashkia, kanë ardhur nja dy-tre herë ato edhe e kanë parë, kanë thënë që do ta rregullojmë, më thanë që do të japim dhe bonus, nuk më kanë dhënë as ndihma, asnjë gjë s’po bëhet”, u shpreh znj. rama.
Ajo i tha zëdhënëses së PD se ekspertë e bashkisë që kishin ardhur për të këqyrur shtëpinë e kishin vlerësuar të pabanueshme dhe i kishin premtuar ta ndihmonin gjë që sipas saj nuk ka ndodhur ende 1 vit pas tërmetit.
“Është e pabanueshme tha shtëpia, nuk banohet këtu tha, do t’ju ndihmojmë edhe juve tha dhe asnjë gjë s’po na japin. Të paktën të vijnë ta rregullojnë vetë. Nuk dua as lekë, asnjë gjë se këtu nuk jetohet. Po të kisha unë para, unë e rregulloja vetë, nuk prisja ata të vinin, po unë kam hall se do fillojnë shirat tashi, se erdhi dimri edhe do pikojë gjithë shtëpia edhe ku do rri me gjithë kalamajtë, nuk e di”, u shpreh ajo
Prej një muaji opozita denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.
Rastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku, Kurbini, Mamurrasi, Bubqi, Lezha dhe Tirana.
Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë.
Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.
Lexoni gjithashtu:
U dëmtuan nga tërmeti, PD denoncon mungesën e qartësisë për fatet e familjeve në Kombinat
PD denoncon rastin e familjes nga Bubqi, pa asnjë zgjidhje për strehim që pas tërmetit të nëntorit
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta