Biden kushte për takim me Putin, reagon Kremlini

2 Dhjetor 2022 | 15:57

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka lënë të kuptohet se është gati të flasë me homologun rus Putin nëse ky i fundit tregon vullnet për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës.

Komentet e Biden ishin një përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron.

Por presidenti amerikan i ka kushtëzuar bisedimet me mbështetjen e aleatëve të NATO-s.

“Jam gati të flas me presidentin Putin nëse ai është i interesuar për të gjetur një rrugë për t’i dhënë fund luftës, gjë që ende nuk e ka bërë”, deklaroi Biden.

Duke reaguar, Kremlini bëri të ditur se presidenti Putin mbetet i hapur për bisedime që janë në interes të Rusisë.

Gjithashtu, zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Moska nuk është ende gati të pranojë kushtet e Biden.

“Çfarë tha presidenti Biden? Tha se negociatat janë të mundura vetëm pasi Putin të lërë Ukrainën”, nënvizoi Peskov.

Ai shtoi se gjetja e terrenit për bisedime të përbashkëta është e vështirë për sa kohë Shtetet e Bashkuara nuk njohin si pjesë të Rusisë “territoret e reja” në Ukrainë, që Moska shpalli të vetat në fund të shtatorit.

Për herë të fundit, Biden dhe Putin u takuan në Gjenevë të Zvicrës qershorin e vitit të kaluar, përpara nisjes së luftës në Ukrainë, kur bisedimet ishin të fokusuara tek çarmatosja bërthamore dhe siguria kibernetike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026