Xherdan Shaqiri rikthehet në ndeshjen ndaj Serbisë, publikohen formacionet zyrtare
2 Dhjetor 2022 |
19:05
Zvicra dhe Serbia do të përballen sonte në orën 20:00, në ndeshjen e fundit në grupin G për Kupën e Botës në Katar.
Pak para fillimit të ndeshjes, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.
Në skuadrën zvicerane, është rikthyer mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili është rikuperuar nga dëmtimi. Po ashtu, në fushë do të zbresë edhe Granit Xhaka.
Kombëtarja “Helvete” do të luajë me skemën 4-2-3-1, me sulmuesin e vetëm Embolo. Ndërsa, nuk ka supriza te Serbia, e cila do të luajë me skemën 3-4-1-2.
Zvicra renditet e dyta në grup me 3 pikë, ndërsa Serbia e fundit me vetëm 1 pikë.

LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë