7.5 miliardë asete ruse janë ngrirë në Zvicër

2 Dhjetor 2022 | 20:37

Zvicra ka ngrirë gjithsej 7.5 miliardë franga zvicerane në asete ruse, në lidhje me sanksionet e vendosura për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Shuma, e cila prej muajsh luhatet, është gati një miliard franga më shumë se shifra e dhënë nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) në korrik.

Zvicra, një destinacion i favorizuar për rusët e pasur, ka parë gjithashtu sekuestrimin e 15 pronave ruse, shkruan Euronews.com.

Erwin Bollinger, përgjegjës për marrëdhëniet ekonomike dypalëshe në SECO, theksoi para gazetarëve se shuma e ngrirë nuk “reflekton domosdoshmërish efikasitetin e sanksioneve”.

Kjo për shkak se autoritetet zvicerane që kërkojnë të zbatojnë vargun e sanksioneve ndaj Rusisë ndonjëherë ngrijnë asetet si një masë paraprake, të cilat mund të lirohen përsëri pasi të jenë përfunduar sqarimet.

Zvicra tradicionalisht neutrale vendosi katër ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt për t’u lidhur me sanksionet e Bashkimit Evropian fqinj kundër Moskës.

Ashtu si me homologët e tyre në BE, bankat zvicerane e kanë të ndaluar të pranojnë depozita nga shtetas rusë ose subjekte me bazë në Rusi prej më shumë se 100.000 frangash dhe janë urdhëruar të deklarojnë të gjitha depozitat ekzistuese mbi këtë shumë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026