Atentati ndaj Preng Gjinit, Policia e Shtetit drejt zbardhjes së ngjarjes
Ekzaminimi i rreth 30 kamerave sigurie ka çuar Policinë e Shtetit tek një person i dyshuar për atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit, ngjarje kjo e ndodhur nëntë ditë më parë.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një shtetas rreth 30 vjeç, i cili mban kapele si dhe një çantë të kuqe në shpinë, dhe bën lëvizje të dyshuara para dhe pas atentatit në zonën e ish-Nishrakut.
Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe ndalimin e tij pasi dyshohet se është personi që telekomandoi shpërthimin e mbi 300 gram tritoli në automjetin e Preng Gjinit, i cili i shpëtoi fatmirësisht vdekjes ndonëse me dëmtime të tjera serioze.
Për këtë ngjarje por edhe situatën në tërësi, drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj mbodhi paraditen e kësaj të enjteje, në një takim drejtorin dhe nën drejtoret e policisë së kryeqytetit, si dhe shefat e komisariateve.
Lexoni gjithashtu:
Hetime intensive për atentatin ndaj Preng Gjinit, shoqërohen disa persona
Atentati në Tiranë, Preng Gjini në gjendje kritike për jetën, dyshohet për hakmarrje
Shpërthimi me eksploziv, shënjestrës së atentatit një vit më parë i vranë vëllanë
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)