Granit Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes, gazeta serbe: Është një provokator

3 Dhjetor 2022 | 15:48

Mediat serbe kanë reaguar mjaft ashpër ndaj vendimit të FIFA-s, që shpalli mesfushorin Granit Xhaka lojtarin e ndeshjes Serbi-Zvicër.

Gazeta serbe, Kurir shkruan se megjithëse Xhaka nuk shënoi apo dha asist gjatë ndeshjes, ai u shpall lojtari më i mirë.

Në artikull, thuhet se Xhaka u vu re më shumë si provokator, duke ofenduar futbollistët serbë dhe për pak pati edhe konfrontime fizike mes tyre.

Granit Xhaka ka reaguar pas fitores me Zvicrës ndaj Serbisë me rezultatin 3-2, ku festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari.

Xhaka ka sqaruar se nuk kishte asgjë politike në veprimin e tij dje.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, tha Xhaka.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026