Receta e lumturisë në Ukrainë, edhe pse pa energji elektrike banorët po mbijetojnë
Qendrat tregtare janë pa energji elektrike, por janë me plot klientë në Lviv të Ukrainës.
Bombardimet ruse kanë lënë dyqanet pa energji, por banorët refuzojnë të bien në dëshpërim. Ata janë të vendosur të vazhdojnë jetën e tyre.
Qytetet e Ukrainës po vuajnë nga ndërprerjet e planifikuara dhe të papritura të energjisë por ukrainasit po mbijetojnë. Madje vazhdojnë të frekuentojnë lokalet.
‘Këtu, qirinjtë i japin vendit një atmosferë komode, ku mund të shijoni pije dhe të dëgjoni muzikë live. “Për shkak të ndërprerjes së rrymës, ne kemi gjetur recetën tonë të lumturisë”, thotë një nga kamarierët.
Ai shton se njerëzit rreth qirinjve janë shumë më të sjellshëm, ata flasin me njëri-tjetrin shumë më tepër.
Sulmet ruse në infrastrukturën bazë për të minuar moralin e popullatës civile do të vazhdojnë. Moska ka thënë tashmë se ato janë sulme të justifikuara. Por të paktën në Lviv edhe në mes të errësirës morali mbetet i lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump
Garda Revolucionare e Iranit: Operacioni ndaj Izraelit ishte paralajmërim
- 00:39 Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon