Rimëkëmbja e ekonomisë evropiane, shtetet e eurozonës kanë pësuar 11.8% tkurrje të PBB-së
Pandemia e koronavirusit vazhdon të mbetet burimi kryesor i pasigurisë që ka përfshirë ekonominë botërore. Kjo është deklarata e Bankës Qendrore Evropiane në buletinin e saj ekonomik. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në Eurozonë, u tkurr me 11.8%, në tremujorin e dytë të 2020-s.
Të dhënat e publikuara dhe rezultatet e sondazheve tregojnë një rimëkëmbje të PBB-së në tremujorin e tretë, edhe pse vazhdon ende të jetë nën nivelin e një viti më parë, përpara shfaqjes së Pandemisë së Covid-19.
Bankat në Euro-zonë morën 174.5 miliardë euro ndihmë nga Banka Qendrore Evropiane në një përpjeke për të rimëkëmbur ekonominë e prekur nga pandemia e koronavirusit.
Këto hua të dhëna në formën e ndihmës ekonomike u shpërndanë nga 388 banka dhe kanë rritur likuiditetin në shtetet e Bashkimit Evropian, në shumën e 3 trilionë eurove, duke shënuar kështu një rekord për Euro-Zonën.
Sipas parashikimeve të Eurostat, defiçiti u ul me 0.4% në muajin gusht, krahasuar me muajin korrik të këtij viti. Por në muajt në vijim, konsumi do të mbetet në shifra më të ulëta, teksa edhe pagat pritet të ndikohen nga mbyllja e bizneseve dhe papunësia. Në plan afat-gjatë, rimëkëmbja e ekonomisë, e mbështetur edhe nga politikat fiskale dhe monetare të Bashkimit Evropian, pritet të ulin inflacionin teksa për t’u parë mbetet ende si do të ndikojë vala e dytë e Covid-19 në ekonominë e shteteve të Eurozonës.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve