“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”, gazetari vë në siklet Alimehmetin

4 Dhjetor 2022 | 21:58

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ka ‘zënë ngushtë’ kandidatin e primareve në Tiranë, Ilir Alimehmeti.

Hoxha i është drejtuar duke i thënë se nëse ka ndonjë ‘kleçkë’ përsa i përket shifrave të votuesve pasi numri i publikuar nga Alimehmeti është në mospërputhje me atë që është publikuar nga PD-së zyrtare.

Alimehmeti në një intervistë për emisionin ‘Review’, në Euronews Albania, i është përgjigjur duke i thënë se vëzhgimi ka problemet e veta.

Pjesë nga biseda

Hoxha: Mospërputhje të shifrave?

Alimehmeti: Përditësimi i fundit nga unë ka qenë në orën katër pasdite. Tani po i përditësojmë sipas verbaleve që kanë ardhur nga komisionerët dhe ajo është shifra e saktë.

Hoxha: Përditësimi i orës katër nga ana juaj është më i vogël se përditësimi i PD në orën 3, ka ndonjë kleçkë që fshihet?

Alimehmeti: Vëzhgimi ka problemet e veta, nuk është gjithmonë i rregullt dhe i saktë. Në total do shihni te verbalet zyrtare.

Ndër të tjera Alimehmeti tha se procesi i primareve ka ecur shumë mirë.

“Procesi ka ecur në mënyrë shumë korrekte. Numërimi ende nuk ka filluar. S’ka pasur parregullsi. Nisi si ditë feste të mbaroj si ditë festë. Numrat që kanë qenë në lista shumica më e madhe ka qenë anëtarësia, shumë pak ka pasur simpatizant. Primaret kanë qenë të hapura. Vota është e anëtarëve kemi parë se sa ka pas regjistrime, sa ka pasur anëtarë”- shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar

Dom Mark Pashkja i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me terapinë hormonale për personat transgjinorë. Dom Pashkja ka...
21:48 | 31/05/2026

Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!

Pastori Akil Pano i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëëzimin nga Ministria e...
21:06 | 31/05/2026

“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy

Aktivisti, Gentian Serjani i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëzimin nga Ministria e...
20:48 | 31/05/2026