Kanosi bashkëpunëtorin e tij për dhënie pasurie, shpallet në kërkim 31-vjeçari

5 Dhjetor 2022 | 08:26

Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim pasi kanosi bashkëpunëtorin e tij, të cilin e kishte dhunuar dhe e shtrëngonte për dhënie pasurie, pasi ky i fundit konsumonte lëndë narkotike dhe nuk kryente pagesën.

I shpalluri në kërkim, shtetasi A. M., së bashku me shtetasin A. Ll., administronin së bashku një lokal, në rrugën “Marie Kraja”, të cilin e kishin vendosur në dispozicion për përdorimin e lëndëve narkotike.

Ky i fundit, 24 vjeç, së bashku me E. R., 34 vjeç, E. C., 33 vjeç janë proceduar penalisht.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit E. R., dhe E. C., pasi kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e kanë kallëzuar atë, në organet kompetente.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi, A. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e këtij lokali, shtetasit K. M., iu gjetën një përforcues grushti (dorezë metalike), një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me tre aparate celulare dhe mjete që shërbejnë për konsumim të lëndëve narkotike.

Një person është arrestuar, tre janë proceduar penalisht dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Complication”.

Në pranga ka rënë shtetasi K. M., 27 vjeç, ndërsa janë proceduar shtetasit A. Ll., 24 vjeç, E. R., 34 vjeç, E. C., 33 vjeç.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. M., së bashku me shtetasin A. Ll., administronin së bashku një lokal, në rrugën “Marie Kraja”, të cilin e kishin vendosur në dispozicion për përdorimin e lëndëve narkotike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026