Inter “ngroh motorrët”, 72 mijë tifozë në stadium për të mbështetur skuadrën

9 Dhjetor 2019 | 19:10

Interi do të luajë përballë Barcelonës ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri më tani. Aktualisht zikaltrit ndodhen në vendin e dytë në grupin F me 7 pikë, po aq sa Borussia Dortmund.

Përballë katalanasve për formacionin e drejtuar nga Antonio Conte nevojitet vetëm fitorja për të mos varur shpresat tek rezultati i ndeshjes mes Borussia Dortmund dhe Slavia Prague dhe për ta marrë vetë në dorë fatin e kualifikimit.

Për të bërë një gjë të tillë skuadra do të këtë nevojë padiskutim për lojtarin e 12-të, tifozët. Janë ata të cilët nga shkallët e “San Siros” do t’i japin një marsh më shumë skuadrës zikaltërt.

Deri tani raportohet se në mitikun milanez, në ndeshjen e ditës së martë do të jenë 72 mijë tifozë.

Rreth 6.5 milionë euro pritet që të arkëtohen nga kjo ndeshje duke shënuar kështu një rekord për futbollin italian.

Një fitore përballë Barcelonës do të ishte qershia mbi tortë për Interin, që po bën një sezon fantastik në Kampionatin Italian dhe dëshiron që të ketë të njëjtën ecuri edhe në Ligën e Kampionëve.

Për katalanasit mungon Lionel Messi. Ylli argjentinas nuk është grumbulluar për këtë ndeshje nga trajneri Ernesto Valverde.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026