Ish-zv.ministri i Mbrojtjes: Axhenda sekrete ruse për destabilizimin e Shqipërisë

5 Dhjetor 2022 | 22:38

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila thotë se ka një axhendë sekrete ruse që synon destabilizimin e Shqipërisë.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Hila u shpreh se Rusia si një shtet që ka lënë 200 mijë të vrarë në Ukrainë ka edhe një axhendë në prapavijë për të destabilizuar Ballkanin, dhe Shqipëria si anëtare e NATO-s është vend kyç.

“Që ka një axhendë për destabilizimin e Ballkanit dihet. Nëse ka një axhendë të destabilizojnë Malin e Zi me 500 mijë banorë si nuk paskan axhendë për Shqipërinë, nuk po them që e ka PD. Ka disa agjenci të huaja që e thonë këtë. Jemi duke folur për një vend që ka lënë 200 mijë të vdekur në Ukrainë dhe nuk paska një axhendë në prapavijë? Shqipërua është një vend kyç në NATO. Ka një axhendë destabilizuese në Shqipëri”, tha Hila.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026