Andi Bushati: Arsyeja pse do mungojë Albin Kurti nesër në Tiranë

5 Dhjetor 2022 | 22:26

Në një debat në “Now me Erla Mëhillin” u diskutua se përse në Tiranë për samitin do të jetë e pranishme Vjosa Osmani dhe ftesa nuk i ka shkuar Albin Kurtit.

Sipas Fatbardh Kadillit, Kurti duhet të ishte i pranishëm, vetëm nëse kemi të bëjmë me protokoll.

Për analistin Andi Bushati, mungesa e Kurtit ka një arsye.

“Në këto jo formalet që nuk zgjidhet asgjë shkon Vjosa, atje ku duhen shpatulla, si dialogu, shkon Albini, ai që ka fuqi,” – u shpreh Bushati.

Nesër, më 6 dhjetor, mbahet samiti i liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Paralelisht do të mbahet dhe protesta e opozitës e cila është planifikuar të zhvillohet në një perimetër sigurie, pra konkretisht te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026