Sulmi ndaj Berishës, gazetari Hoxha: Deputetët e PD-së u tronditën

6 Dhjetor 2022 | 13:37

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha deklaroi se deputetët e Partisë Demokratike u tronditë dhe shokuan pasi një qytetar goditi me grusht kryedemkratin, Sali Berisha.

Hoxha u shpreh se kishte edhe nga ata të cilët nuk e besonin se një akt i tillë ndodhi.

“Ka qenë shumë e vështirë në fakt, si për të marrë komente e reagime nga deputetë apo funksionarë të ndryshëm të Partisë së Lirisë dhe të Partisë Demokratike gjatë këtyre momenteve.

Por ajo që mund të konfirmoj është që ka pasur një situatë shoku dhe tronditjeje pothuajse te të gjithë deputetët apo drejtues të Partisë Demokratike. Kishte edhe nga ata që nuk e besonin një akt të tillë”, theksoi Hoxha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u sulmua teksa po marshonte në krah të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe mbështetësve, në drejtim të Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha u godit me grusht dhe u gjakos nga 31-vjeçari Gerti Shehu, i cili u neutralizua nga truprojat e Berishës, por ndërkohë u sulmua nga simpatizantë të PD-së.

Fillimisht atij është dhënë ndihmë në selinë blu dhe më pas është transportuar drejt spitalit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026