Zbulohet identiteti i personit që goditi me grusht Berishën

6 Dhjetor 2022 | 13:00

Zbulohet identiteti i personit që sulmoi me grusht në fytyrë kruen e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Euronews Albania mëson se agresori është Gerti Shehu 31-vjeç.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Trumës duke marrë mjekim, ndërkohë që është shoqëruar edhe nga Policia.

Pas sulmit ai u neutralizua nga truproajt e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga simpatizantë dhe mbështetës të kreut të PD-së.

Gerti Shehu

 

Në bulevarin “Dëshmorët e Kombit” vijon protesta e opozitës. Demokratë kanë  ngritur skenën me regji lëvizëse para Hotel Dajtit dhe nuk janë përpjekur të shkojnë para Kryeministrisë, ku është vendosur edhe perimetri i sigurisë.

Pas incidentit Berisha u shpreh: “Populli i opozitës, populli i fitores. Poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët. Ne do të triumfojmë. Rroftë opozita shqiptare. Nderim ju që jeni sot këtu së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popullit protestues”.

Gerti Shehu

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026