Nuk mund t’i publikoj detajet e planit franko-gjerman, thotë Bislimi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk mund ta bëjë publike përmbajtjen e planit franko-gjerman për arsye se kështu janë marrë vesh palët në dialog.
Kështu tha ai më 6 dhjetor para Komisionit për punë të jashtme dhe diasporë, ku raportoi për dialogun Kosovës-Serbi.
Ai tha se ka një dakordim mes propozuesve të planit të BE-së, Francës dhe Gjermanisë dhe në anën tjetër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që përmbajtja e tekstit të mbahet larg publikut në mënyrë që “diskutimi të jetë sa më konstruktiv.
Plani i BE-së, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta