Kryeministri Avdullah Hoti komenton zhvillimet e djeshme në zyrat e OVL-UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar zhvillimet e djeshme në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës, ku aksioni i EULEX-it përfundoi me arrestimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Shefi i qeverisë së Kosovës thotë se veprimet e Dhomave të Specializuara janë të pavarura, dhe që burojnë nga detyrimet ligjore dhe ato kushtetuese.
“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë”, tha ai.
Teksa thekson se drejtësia është mbi të gjitha dhe duhet respektuar nga të gjithë, kryeministri Hoti nuk lë pa vlerësuar përpjekjen duke çmuar lart luftën e popullit për liri dhe pavarësi.
“Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, shkruan Hoti në “Facebook”.
Ndryshe nga kryeministri Avdullah Hoti, presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj u shprehën se nuk kishte arsye që të ndërmerrej një aksion për bastisjen e zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Lexoni gjithashtu:
Zhvillimet në Kosovë, Hashim Thaçi dënon arrestimin e përfaqësuesve të OVL-UÇK-së
Policia e Kosovës ndalon nënkryetarin e OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj
Nasim Haradinaj: Do publikojmë në media CD-të që janë paralajmëruar të vijnë pranë zyrave të OVL-UÇK
Tensionohet situata në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarët e EULEX
EULEX arreston kreun e veteranëve të UÇK
Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë
Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e ish-zyrtarit të FSK, Salih Mustafa
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi