Mbyllet televizioni rus në Letoni, mbështeste pushtimin e Ukrainës nga Rusia

7 Dhjetor 2022 | 15:22

Televizioni i fundit i pavarur rus, “TV Rain”, është mbyllur në Letoni pas më pak se 5 muaj nisje nga transmetimi.

Kanali, i njohur si “Dozhd” në rusisht, është akuzuar se ka treguar përmbajtje që mbështet pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Me një reagim në rrjetet sociale, “TV Rain” i ka cilësuar akuzat si “të padrejta dhe absurde”. Ai është urdhëruar ta ndërpresë transmetimin më 8 dhjetor dhe ka deklaruar se do ta respektojë vendimin, por do të vijojë transmetimet në YouTube.

Këshilli Kombëtar për Median Elektronike, enti rregullator mediatik në Letoni, ka deklaruar se vendimi për heqjen e licencës u mor për motive të lidhura me sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Kanali televiziv u bllokua në Rusi në fillim të marsit, pak ditë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Asokohe, shumë punonjës të tij u larguan nga Rusia dhe më vonë nisën ta rindërtonin televizionin jashtë vendit.

Ai është një nga organet e shumta mediatike që kanë zhvendosur operacionet jashtë Rusisë, ose i kanë pezulluar ato që nga nisja e agresionit ushtarak.

Më herët gjatë muajit, enti rregullator e gjobiti kanalin me 10 mijë euro për publikimin e një harte ku Krimea e pushtuar shfaqej si pjesë e Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026