Kush e nxori kartelën? Analisti Meçe debat me Balliun për sulmin e Berishës
Analisti Arben Meçe është përplasur me politikanin Klevis Balliu në lidhje me kartelën që u publikua ditën e djeshme për Gert Shehun, i cili goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha.
Meçe tha se të gjithë demokratët kanë thënë të njëjtën gjë për sulmin ndërsa shtoi se deri më tani asnjë organ shtetëror nuk e ka nxjerr kartelën për 31-vjeçarin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Balliu e kundërshtoi duke i thënë se 5 minuta pas ngjarjes kanë qenë mediat e PS-së që e kanë nxjerrë dokumentin.
Pjesë nga biseda:
Meçe: 5 çështje që ngriti Balliu janë çështje që të gjithë këta i thonë në të gjitha media. Vijmë te kartela që së bashku me patentën janë bërë objekt kryesor. Kush e nxori kartelën? Unë deri tani nuk di që ka ndonjë organ shtetëror që e ka nxjerr.
Balliu: 5 minuta pas ngjarjes e kanë nxjerr mediat e Ramës.
Meçe: 6 televizione që ndërprenë transmetimin e samitit, thonin: Atentat i dështuar ndaj Sali Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve