“U organizua nga Rama”, Balliu përplaset me Dedajn për sulmin ndaj Berishës
Debate ka pasur në studion e Euronews Albania mes ish-deputetit Klevis Balliu dhe kryeredaktorit të gazetës Libeale, Reldar Dedaj për sulmin e djeshëm ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha.
Balliu u shpreh se sulmi ishte i organizuar nga Edi Rama. Ndërsa Dedaj tha se nga incidenti i djeshëm fitoi Berisha, pasi edhe mediat e huaja e quajtën lider të opozitës.
Debati në studio:
Klevis Balliu: Arsyeja e parë ishte të ndalohej fjalimi i Sali Berishës, të provokohej turma që të sulmoheni institucionet e shtetit, prandaj analistët e paguar nga Rama dilnin përpara protestës dhe thoshin që do të ketë dhunë, probleme në protestë. Linja e partisë thoshte që atje do të kishte dhunë. Të gjitha ato që tha Berisha atje i dinë shqiptarët, por ishin 1 mijë media të huaja. Narko-eurot kanë paguar shumë për lobimet. Ai fjalim është i përkthyer në çdo kancelari të borës.
Reldar Dedaj: Sali Berisha dhe rithemelimi po e shesin se ishte qëllimi i Edi Ramës, unë nuk shoh arsye, Berisha fitoi gjithçka në atë goditje.
Klevis Balliu: Nuk shkoi me sukses sulmi i Ramës. Sali Berisha ka 30 vjet që është në politikë. Reaguan ambasadat.
Reldar Dedaj: Si mund të jesh alternative qeverisje kur nuk të njohin. A do të rregulloi marrëdhëniet me SHBA-në dhe Britaninë? Ato reaguan për vlerat humane, ata nuk larguar si lider i opozitës dhe kryetar i PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor