Yuri Kim takon Bajram Begajn, diskutime për samitin dhe arritjet si aleatë të NATO-s

7 Dhjetor 2022 | 14:15

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim zhvilloi një takim këtë të mërkurë me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Diplomatja i ka shprehur vlerësimet kreut të shtetit, për mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, teksa thejsoi se SHBA mbështet Shqipërinë reformën në drejtësi, me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kim bëri me dije gjithashtu se ishte bërë një rishikim i të gjithë arritjeve për vitin 2022 në bashkëpunimin mes dy vendeve si aleatë të NATO-s dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Faleminderit President Bajram Begaj për mundësinë për të shprehur urimet për pritjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Hera e parë që ky samit mbahet jashtë Brukselit. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm, përfshirë reformën në drejtësi – për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022, si aleatë të NATO-s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë që sollën marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes”, shkroi Yuri Kim në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026