Evropa në alarm nga gripi i shpendëve, masa për shmangien e një epidemie të re
Me rritjen e rasteve të gripit të shpendëve, qeveritë në Evropë po punojnë të alarmuara për të parandaluar një epidemi të mundshme. Miliona shpendë ferme janë asgjësuar në vende të ndryshme dhe masa të shumta janë marrë. Rajoni Vendee në Francë është ndër më të prekurit. Biznesi i këtij fermeri ende po merr veten nga dëmet e një epidemie të kaluar.
“Po e shohim fermën nga një këndvështrim tjetër. I themi vetes: po sikur të gjej një produkt tjetër për të mbajtur fermën? Këtë po bëjmë tani, po shqyrtojmë projekte të reja”, thotë Etienne Blanchard, fermer.
Në muajt e fundit, numri i epidemive është përshkallëzuar dramatikisht, me Francën dhe Gjermaninë që janë prekur më së shumti. Virusi vazhdoi edhe gjatë javës dhe pritet të arrijë nivele të reja gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Me asgjësimin dhe kufizime të tjera të prodhimit, ekzistojnë shqetësime për furnizimin me produktet që kanë si bazë mishin e shpendëve, përfshirë gjelin e Krishtlindjes.
Virusi normalisht kalohet nga zogjtë e egër tek ata të fermave, ku mund të përhapet me shpejtësi mes shpendëve.
Gjithashtu, ai mund të vërë në rrezik kafshët e kopshtit zoologjik. Muajin e kaluar, kopshti në Berlin mbylli dyert pas vdekjes së një zogu ekzotik nga gripi i shpendëve. Raste të ngjashme u raportuan edhe në kopshte të tjera zoologjike të Gjermanisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West