Ja shteti në të cilin Putini ‘pritet të arratiset nëse humbet luftën në Ukrainë’

8 Dhjetor 2022 | 15:10

‘Plani i arratisjes’ së Putin – dhe shteti ku pritet të shkojë nëse humbet luftën

Nëse Rusia humbet luftën, Vladimir Putin besohet se po konsideron të kërkojë strehim në Amerikën e Jugut, ndërsa kreu i Kremlinit vazhdon përpjekjet e tij luftarake në atë që ai qysh prej fillimit e ka quajtur një ‘operacion special ushtarak’ në Ukrainë.

“Putin ka krijuar një plan arratisjeje për të ikur në Amerikën e Jugut, më saktësisht në Venezuelë, në rast se forcat ruse mposhten në Ukrainë,” kështu është shprehur ish-shkruesi i fjalimeve të liderit rus, Abbas Gallyamov.

Duke cituar një burim të Kremlinit, eksperti politik Gallyamov ka sugjeruar gjithashtu se Putini është duke eksploruar opsionin e azilit në Venezuelë si pjesë e një plani të fshehtë të cilit thuhet se i është dhënë kodi me emrin “Arka e Noes”.

Gallyamov shkroi në Telegram se: “Unë zakonisht nuk ritregoj histori të brendshme, por sot do ta bëj një përjashtim.

Siç nënkupton emri [Arka e Noes], ka të bëjë me gjetjen e tokave të reja ku mund të shkohet në rast se situata bëhet krejtësisht e pakëndshme në atdheun tuaj.

Rrethi i ngushtë i liderit nuk përjashton që ai mund të humbasë luftën, të humbasë pushtetin dhe të duhet të evakuohet urgjentisht diku”.

Ai shtoi: “Për fat të keq, burimi im nuk di asnjë detaj tjetër, megjithatë, ajo që është thënë është e mjaftueshme për të kuptuar se: kur ata [Rusia] thonë se “gjithçka po shkon sipas planit”, duhet të sqarohet se për cilin plan bëhet fjalë pasi duket qartë, se ata tashmë kanë më shumë se një plan.”

Kremlini po përballet me një luftë të gjatë për të ruajtur vijat e frontit në rajonet e mbetura nën kontrollin e Rusisë, mes përpjekjeve të përsëritura për kundërsulme nga forcat ukrainase.

Pas rimarrjes së Khersonit muajin e kaluar, Ukraina është parashikuar të shkaktojë pengesa të mëtejshme për Rusinë.

Nga ana tjetër, nëse ky ‘plan arratisjeje’ është në fakt i vërtetë dhe Rusia përfundon duke e humbur luftën ndaj Ukrainës, përzgjedhja e Venezuelës si një vend strehimi, sipas shumë analistëve, nuk do të ishte zgjedhje më ideale për Putinin.

Kjo sepse, pavarësisht një ‘lufte të ftohtë’ mes Venezuelës dhe SHBA-së, e cila e ka vështirësuar dhe më tej situatën ekonomike dhe hiperinflacionin në vend, Amerika vazhdon të mbetet një aleat i rëndësishëm dhe politikanët me prirje perëndimore janë preferuar më tepër nga votuesit venezuelianë, të cilët duket se ende nuk e kanë humbur shpresën se SHBA-ja do të jetë ajo që do t’i nxjerrë, përfundimisht, nga gjendja kaotike në të cilën ata e kanë gjetur veten prej vitesh.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026