Macron i jep ‘asin në dorë’ Putinit, çfarë e bëri gjithë Europën t’i vihej kundër?

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

‘Të gjithë kundër Macron’, çfarë bëri presidenti francez që rrezikon të favorizojë edhe më tej Rusinë dhe të përçajë Europën?

Emmanuel Macron ka bërë disa deklarata gjatë fundjavës të cilat kanë trazuar ujërat në Europë por edhe janë cilësuar nga shumë si një gjest tejet i rrezikshëm për kontinentin dhe më gjerë.

Presidenti francez deklaroi se Perëndimi duhet të fillojë të mendojë për “garancitë” që duhet t’i japë Rusisë, kur lufta në Ukrainë të përfundojë.

- Advertisement -

Sugjerimi i presidentit francez që Perëndimi duhet të mendojë për “garancitë” që duhet t’i japë Vladimir Putinit pasi lufta të përfundojë, ka shkaktuar një zemëratë të jashtëzakonshme në Ukrainë por jo vetëm.

Macron i cili u cilësua si “i pamatur” vazhdoi duke thënë se: “Një nga pikat thelbësore që duhet të trajtojmë – siç ka thënë gjithmonë presidenti Putin – është frika se NATO-ja mund të vijë deri në dyert e saj duke rezultuar kështu edhe në vendosjen e armëve që mund të kërcënojnë drejtpërdrejtë Rusinë.

Kjo temë do të jetë pjesë e temave për paqen, kështu që ne duhet të përgatisim atë që jemi gati të bëjmë, si t’i mbrojmë aleatët tanë dhe vendet anëtare dhe si t’i japim garanci Rusisë ditën që ajo të kthehet në tryezën e bisedimeve,” shtoi ai.

Reagime të ashpra 

Sipas analistes, Dr Helena Ivanov, komentet e liderit francez mund të rrezikojnë sigurinë e aleatëve perëndimorë pasi ajo paralajmëroi se Vladimir Putin mund t’i përdorë ato si një mënyrë për të përçarë edhe më tej Perëndimin.

Ajo deklaroi se: “Komentet e Macron padyshim kanë një rëndësi të madhe duke pasur parasysh rolin e Francës në BE dhe çfarë kjo do të thotë për qasjen e përgjithshme të BE-së ndaj pushtimit të Rusisë në Ukrainë. Ndërsa ne mund të supozojmë se komentet e fundit të Macron ndoshta janë shkaktuar nga frika e tij se mosdhënia e ndonjë garancie sigurie për Rusinë mund të çojë në përshkallëzime të mëtejshme në të ardhmen, bërja e komenteve të tilla nuk është aspak e kujdesshme.

Për shembull, komente të tilla ka të ngjarë t’i japin Putinit dhe mbështetësve të tij më shumë përparësi si dhe të kthehet në një ‘as nën mëngë’ që e lejon atë të bëjë kërkesa të mëtejshme në të ardhmen pasi vë në pah një dobësi të nënkuptuar të Perëndimit ndaj Rusisë. Përveç kësaj, komente të tilla ka të ngjarë të rrezikojnë unitetin midis aleatëve perëndimorë kundër Rusisë, pasi shumë vende perëndimore nuk duan të japin asnjë lëshim e jo më garanci sigurie për regjimin rus”.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, u zemërua gjithashtu për deklaratat e Macron.

Ai tha: “Pra, në vend të Nurembergut – doni të nënshkruani një marrëveshje me [Rusinë] dhe të shtrëngoni duart?

“Gjaku ukrainas në duart e Putinit nuk do të shqetësojë biznesin si zakonisht?”

Ai shtoi se një Rusi “e denuklearizuar dhe e çmilitarizuar” do të ishte “garancia më e mirë e paqes për Evropën dhe botën”.

Komentet e Macron shkaktuan gjithashtu një përgjigje në Suedi dhe Finlandë.

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström tha se ai nuk bie dakord me Macron dhe se fokusi duhet të vihet mbi ” nevojën për të mposhtur Rusinë në fushën e betejës dhe për të ndihmuar Ukrainën të arrijë fitoren”.

Ndërkohë, ish-kryeministri finlandez Alexander Stubb tha se nuk pajtohej aspak me Macron.

“Të vetmet garanci të sigurisë në të cilat duhet të përqendrohemi janë në thelb jo-ruse”, shkroi ai në Twitter, duke shtuar se “Rusia duhet së pari të garantojë se nuk sulmon të tjerët. Vetëm atëherë mund të fillojmë diskutimet për sigurinë evropiane.”

‘Jo hera e parë’

Kjo nuk është hera e parë që Macron zemëron Kievin për komentet për Vladimir Putin.

Në qershor, udhëheqësi francez i bëri thirrje Perëndimit që të mos “poshtërojë” Presidentin rus.

Ai tha se: “Ne nuk duhet të poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, ne mund të ndërtojmë një platformë daljeje nga kjo situatë me anë të mjeteve diplomatike,” duke nënvizuar bindjen se Franca mund të ishte një fuqi e jashtëzakonshme ndërmjetëse për t’i dhënë fund luftës.

Komentet e Macron, të bëra në një intervistë me kanalin televiziv francez TF1 gjatë fundjavës, erdhën pasi presidenti francez zhvilloi bisedime me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington, në të cilat të dy udhëheqësit diskutuan agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe se si ata mund të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

Nga ana tjetër, kancelari gjerman Olaf Scholz sugjeroi ditën e enjte se Evropa duhet t’i kthehet “rendit të paqes” të paraluftës me Rusinë dhe të zgjidhë “të gjitha çështjet e përbashkëta të sigurisë” nëse Putini do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga agresioni kundër fqinjëve të tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

 




LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Alarmante! Mjeku: 25% e mjekëve shqiptarë janë në Gjermani

Mjeku Erjon Dasho tha në një intervistë për Euronews Albania se 25% e mjekëve shqiptarë janë në Gjermani. “Ka një largim masiv të mjekëve dhe...

E dinë shqiptarët si votojnë? Celibashi: Pse sondazhet e Barometrit i shërbejnë KQZ

Kryekpmisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se sondazhet e "Barometrit" në Euronews Albania, lidhur me faktin se a dinë shqiptarët si do votojnë...

Akovati sqaron emigrantët e ligjshëm! Ja çfarë duhet të bëjnë

Avokati Naim Hasani sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se çdo person që ka leje qëndrimi në Britani në mënyrë të ligjshme nuk...

TË FUNDIT

Alarmante! Mjeku: 25% e mjekëve shqiptarë janë në Gjermani

Mjeku Erjon Dasho tha në një intervistë për Euronews Albania se 25% e mjekëve shqiptarë janë në Gjermani. “Ka një largim masiv të mjekëve dhe...

E dinë shqiptarët si votojnë? Celibashi: Pse sondazhet e Barometrit i shërbejnë KQZ

Kryekpmisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se sondazhet e "Barometrit" në Euronews Albania, lidhur me faktin se a dinë shqiptarët si do votojnë...

Akovati sqaron emigrantët e ligjshëm! Ja çfarë duhet të bëjnë

Avokati Naim Hasani sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se çdo person që ka leje qëndrimi në Britani në mënyrë të ligjshme nuk...

Analisti serb: Ja kur do ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës

Analisti serb, Dushan Janiç thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti. Në një intervistë për Euronews Albania,...

Berisha: Rama përdori Soros-in dhe FBI-në për të më shpallur “non grata”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama përdori miliarderin George Soros dhe FBI-në, për ta shpallur atë "non grata". Në një...




Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×