Sot zhvillohet seanca gjyqësore për 31-vjeçarin që goditi Sali Berishën
Këtë të premte në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për Gert Shehun, personin që goditi kreun e PD-së, Sali Berisha.
Prokuroria, krahas ekspertizës psikologjike ka kërkuar edhe testin e drogës për 31-vjeçarin.
Në tentativën e dytë për t’i marrë deklarime, i riu nuk ka shfaqur pendesë për veprimin e kryer, por ka dhënë qëndrime kontradiktore mbi motivin.
Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Prokuroria pritët të kërkojnë masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin.
Nëna e Gert Shehut, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania mohoi kategorikisht deklaratat e kreut të PD Sali Berisha se i biri ishte agjent policie apo i infiltruar.
Ajo tha se djali i saj kurohet prej 5 vjetësh për çrregullim bipolar, gjë që u konfirmua për Euronews Albania edhe nga mjeku i tij Sadik Lala.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)