Integrimi evropian, ministri i Jashtëm i RMV-së udhëton drejt Brukselit
Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të realizojë një vizitë dy ditore. Kryediplomati i vendit fqinj do të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane, si Josep Borrell, Olivér Varhelyi si dhe Miroslav Lajçak.
Pikë kryesore e bisedimeve pritet të jetë integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut.
Gjermani, e cila mban postin e Presidencës së Bashkimit Europia ka përsëritur synimin për të mbajtur brenda muajit dhjetor konferencat e para ndër-qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë për dy vendet.
I pyetur gjatë një konference për shtyp në përfundim të Këshillit të çështjeve të përgjithshme në Bruksel, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut e cila për momentin është e bllokuar nga një kërkesë shtesë nga Bullgaria për përfshirjen e zbatimit të Traktatit të Miqësisë në kuadrin negociues, ministri gjerman i shtetit për çështjet evropiane, Michael Roth, tha se vendi ka punuar shumë për të arritur deri në pikën aktuale, si me Marrëveshjen e Prespës njësoj dhe me Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë.
“Presidenca gjermane i kushton shumë rëndësi situatës në Ballkan dhe përtej kësaj ne dëshirojmë të shohim angazhim të rritur e të thelluar të BE-së tek vendet e rajonit që popujt e tij të kenë besim tek ne. Gjatë presidencës kroate ne dërguam një sinjal mjaft pozitiv për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe njësoj me Maqedoninë e Veriut, dhe në momentin që flasim po punojmë në mënyrë intensive që në dhjetor të mund të organizojmë konferencat e para ndër-qeveritare që puna të nisë në mënyrë konkrete”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta