“300 avokatë ikën në Gjermani”, togat e arta ngrenë problemet e reformës në drejtësi
Shoqata e avokatëve penalistë ngrenë shqetësime sa i takon situatës problematikë në sistemin drejtësisë. Kreu i saj Sajmir Vishaj thotë se 300 avokatë kanë emigruar në Gjermani ndërsa paralajmëron propozime për ndryshime në ligjet e reformës.
Avokatët penalistë zgjodhën 5 togat e arta për vitin 2022, juristët e spikatur të këtij viti.
Megjithatë situata edhe në këtë hallkë të rëndësishme të sistemit të drejtësisë duket problematike.
“Është për të ardhur keq, unë kam marrë vesh dje 300 avokatë dje ku 300 avokatë lënë profesionin e tyre për të shkuar në Gjermani. Titulli avokat fitohet me vështirësi, nuk mund të punojmë rrugëve të botës.”- theksoi Saimir Vishaj.
Vonesat e zvarritjet e proceseve gjyqësore nga mungesa e gjyqtarëve por edhe probemet e tjera janë çështje që shqetësojnë avokatët.
“Reforma në drejtësi na dha shumë shpresë por nuk po ecën. Unë e kam ndjekur m vëmendje dhe e shoh hap pas hapi zhvillimin e saj por nuk po ecën. Janë të trembur dhe të blerë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk është e lehtë.”- tha avokati Spartak Ngjela.
Ndër 5 avokatët që fituan togën e artë 2022 ishte dhe profesor Ismet Elezi, sot 102 vjeç i cili njihet si një ndër themeluesit e kriminologjisë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tensionet në Kosovë, Memaj: Ndërkombëtarët të shtojnë presionin ndaj Serbisë
- Avokatët do njoftohen online, Llagami: Shmang zvarritjen e gjyqeve
- Avokatët vendosin për heqje të bojktotit
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet