Tensionet në Kosovë, Memaj: Ndërkombëtarët të shtojnë presionin ndaj Serbisë

10 Dhjetor 2022 | 16:54

Në Rudarë në afërsi të Zveçanit serbët lokalë kanë filluar që të bllokojnë rrugët. Njëjtë po ndodh edhe në Leposaviq.

Ndërkohë mediat e Kosovës bëjnë me dije se në Mitrovicë të veriut janë dëgjuar edhe sirenat.

Në lidhje me këtë profesori Medlir Memaj në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se situata në veri është shumë problematike dhe se institucionet e Kosovës po menaxhojnë situatën brenda mundësive.

Më tej ai theksoi se ndërkombëtarët duhet të shtojnë presionin ndaj Beogradit.

“Situata është shumë problematike. Institucionet kosovare janë duke e menaxhuar situatën brenda mundësive tyre. Kemi një presion nga ndërkombëtarët dhe pse mendoj se këto të dundit duhet të shtojnë presionin ndaj Serbisë. Në vend që të flitet nga ndërkombëtarët me emër dhe mbiemër flitet në mënyrë të përgjithshme duke mos inkurajuar ndryshime”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën në vijim. Sipas tij, dita...
13:04 | 04/07/2026

Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur mëngjesin e kësaj të shtune për Euronews Albania me moderatore Alba Xhani. Lamallari ka folur për herë të...
11:11 | 27/06/2026

Aktivistë të VV në protestë? Nurellari: Fakenews! Përdorën edhe tifozët

Këtë të dielë në edicionin informativ me moderatore Alba Xhanin ka qenë i ftuar analisti Adri Nurellari i cili ka bërë një analizë të zhvillimeve...
15:34 | 21/06/2026