Rusi-Iran, kërcënim global/ SHBA: Dy shtetet janë në aleancë të fortë ushtarake
Washingtoni paralajmëron se Rusia dhe Irani janë në bashkëpunim të afërt mes tyre, duke synuar një partneritet të plot në fushën e mbrojtjes.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby shprehet se Rusia po i jep Iranit një nivel të paprecedentë të mbështetjes ushtarake.
Sipas raportove të SHBA dy vendet po shqyrtojnë prodhimin e përbashkët të dronëve vdekjeprurës.
Australia ka njoftuar se po sanksionon tre iranianë përfundimin e Rusisë me dronë për t’i përdorur kundër Ukrainës.
Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Iranit është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit , ku Ukraina akuzon Rusinë për përdorimin e dronëve iranianë në sulmet e saj.
Pasi fillimisht mohoi dërgimin e dronëve në Rusi, vendi i Lindjes së Mesme më vonë pranoi se e kishte furnizuar Moskën por para nisjes së Luftës.
SHBA thekson se një partneritet midis Iranit dhe Rusisë për prodhimin e dronëve do të ishte i dëmshëm për Ukrainën, fqinjët e Iranit dhe komunitetin ndërkombëtar.
Edhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly shprtehet se Irani është një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Rusisë dhe se marrëdhënia mes tyre kërcënon sigurinë globale.
Shtëpia e Bardhë thotë se Rusia është duke u drejtuar edhe nga Koreja e Veriut për artileri por Peninai e ka mohuar diçka të tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Momenti i vështirë”, Mamaqi: Partneri më braktisi kur na internuan në Tepelenë
- BE kritika Shkupit për korrupsion, Ambasadori Gir: Jeni në udhëkryq
- Operatorja e parë vajzë në Shqipëri: U internova në “74, çfarë më tha babai
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës