Baçi: Opozita e Bashës nuk ishte e përgjumur, por e shitur
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se pas 11 dhjetorit të vitit 2021, filloi opozita e vërtetë e kësaj force politike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se opozita e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha nuk ishte e përgjumur, por e shitur.
“Nuk janë ndërkombëtarët, kushdo qofshin ata, që të përcaktojnë se kush zgjidhet kryetar seksioni, kryetar grupseksioni, kryetar dege, deputet, apo anëtar kryesie, apo kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Janë anëtarët e Partisë Demokratike dhe kjo ka marrë fund. Nuk mund ta caktojnë as ambasadorët dhe as ndërkombëtarët.
Partia Demokratike, që përfaqëson me qindra dhe mijëra simpatizantë vazhdon punën e vet në opozitë. Pas 11 dhjetorit të vitit të kaluar, ka filluar opozita e vërtetë. Nuk ka qenë e mefshtë opozita e para 11 dhjetorit, nuk ka qenë e përgjumur, ka qenë e shitur. Thjesht kja qenë në bashkëpunim me pushtetin, për të zgjatur pushtetin dhe për ta mbajtur në përjetësi”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi