Kurti: Serbia po kërkon të vazhdojë luftën të cilën e humbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Serbia po kërkon të vazhdojë luftën, të cilën e humbi 23 vite më parë.
Deklaratën, Kurti e dha në një konferencë për mediat këtë të diel në Prishtinë.
Sipas tij, Serbia po kërcënon me luftë dhe me rikthimin e trupave të saj ushtarake, të cilat kryen gjenocid në Kosovë.
“Ajo që ne e dinim në të vërtetë gjatë gjithë kohës u shpërfaq në mënyrën më të egër të mundshme dhe përkundër të gjithë atyre të cilët mendonin ndryshe. Pas 23 vitesh nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e trupave të saj ushtarake, të cilët para gati çerek shekulli patën kryer gjenocid kundër popullit tonë dhe dogjën e shkatërruan pronën dhe pasurinë tonë”, u theksoi ai.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar se një shok bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit.
EULEX-i bëri të ditur se asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale, por i cilësoi sulmet e tilla të papranueshme.
Ndër të tjera, EULEX-i njoftoi do të vazhdojë punën për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe për sigurinë e qytetarëve.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta