Demonstrata si vepër arti, ‘Këmbëkryq’, përfaqëson urtësinë, paqen dhe këmbënguljen

11 Dhjetor 2022 | 17:13

Ishte dhjetori i vitit 1990 dhe ne Prishtine pritej të vinte senatori amerikan, Bob Doll me një delegacion.

Ardhja e tyre po mirëpritej nga shqiptarët në atë kohe, të cilët u mblodhën në shesh, por kjo nuk i pëlqeu pushtetit të atëhershëm.

Kjo bëri që policia serbe të ndërhyjë ashpër për ta shpërndarë turmën e njerëzve, duke e kthyer pritjen e vizitën në një demonstratë.

Në atë moment mësuesi Faik Rexhepi vendosi të protestojë në një mënyrë të veçantë, moment ky që u kap nga fotografi i njohur kosovar, Hazir Reka.

“Ka qenë një demonstratë shumë e dhunshme. Kanë filluar të shpërndajnë masën, ka ardhur axha Faik dhe është ulur këmbëkryq. E kanë goditur me shkop dhe kanë vazhduar të shpërndajnë masën, dhe kur sheshi është zbrazur ai ka vijuar të qëndrojë aty”, tregon fotografi.

Ky moment, 32 vjet më vonë u rikthye si vepër arti në vendin e njëjtë nga artistja e re, Eliza Shala.

Ideja u mirëprit nga të gjithë, megjithatë kritikat sa i përket realizimit të veprës nuk munguan.

Është fenomen që është duke ndodhur në të gjitha komunat, sheshet, kemi skulptura me probleme anatomike. Ideja është e mirë, por te realizimi duhej më shumë kujdes”, thotë skulptori Daors Hoxha.

I pakënaqur me veprën e Shalës është edhe autori i fotografisë.

“Në një farë mënyrë nuk e ka mesazhin e fotografisë”, shprehet Reka.

Pavarësisht kritikave, autorja thotë se nuk do të pranonte ndonjë ndërhyrje.

“Vepra është përfunduar, ndaj nuk do kisha dashur të ndërhyja më në të”, shprehet ajo.

Sipas skulptorit Daors Hoxha, probleme te tilla bazike ne aspektin artistik e anatomik kanë pothuajse të gjitha skulpturat e bustet të vendosura në Kosovë, sidomos pas lufte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026