Skulptorja: Kam biseduar me protestuesin që qëndroi këmbëkryq në ’90-tën
Skulptorja 20 vjeçare, Eliza Shala, ka befasuar të gjithë në Sheshin “Zahir Pajaziti” kur me 28 nëntor prezantoi një skulpturë të një personaliteti që ishte bërë i njohur përmes një fotografie të famshme të marsit të vitit 1990.
Bëhet fjalë për Faik Rexhepin, i cili në protestën e asaj kohe kishte vendosur që të rrinte këmbëkryq para forcave ushtarake serbe që ushtronin dhunë të pashembullt ndaj kosovarëve që protestonin kundër shtypjes. Zbulimi i bustit është bërë të hënën pasdite teksa ai titullohet “Këmbëkryq”.
E ftuar në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania, skulptorja u shpreh se ka kontaktuar me vetë protestuesin, ku ka marrë dhe pëlqimin e tij.
Shala tha se Rexhepi është dhunuar nga policia jugosllave për faktin që ul këmbëkryq gjatë asaj proteste.
“Kam hulumtuar, sepse kam dashur të di më shumë rreth historisë së kësaj fotoje; gjithashtu para se ta nis, kam rënë në kontakt me vetë Faikun. Kemi marrë pëlqimin e tij për ta realizuar, është emocionuar. Në fakt, për shkak se Faiku është në gjendje jo shumë të mirë, kemi biseduar me gruan e tij dhe është emocionuar goxha shumë dhe ajo; na ka treguar për historinë e asaj dite dhe uljen e tij në mes të protestës. Ka qenë një reagim i momentit. E ka rrahur policia pasi është ulur”, tha Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje