Edhe pak me “Mythodea”-n, ekspozita e skulptorit Arben Bajo hapur deri më 12 nëntor

8 Nëntor 2022 | 18:17

“Mythodea” e Arben Bajos është me shumë gjasë një ndër ekspozitat që zuri vend më gjatë në hapësirën e “Galerisë Fab’’.

Një rrugëtim mitologjik i konceptuar nga vetë artisti, i jetësuar nga miqtë e tij, ashtu siç skulptori e kishte menduar përpara se të ndërronte jetë rreth dy vite me parë.

Një seri veprash të 3 përmasave të ndryshme të ndara në 3 salla, që organikisht të ftojnë në një tur në karrierën e artistit.

Njëherazi një Pegaso i rënë, i papërfunduar, në pritje të vendosjes së fatit të tij.

“Mythodea” do të vijojë të qëndrojë e hapur edhe për pak ditë, për të shënuar kështu ekspozitën ndoshta të parafundit të një skulptori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026